David Beckham u pa i emocionuar duke i dhënë lamtumirën Mbretëreshës Elizabeth II pasi priti në radhë për më shumë se 12 orë për t’i bërë nderimet e tij monarkes së ndjerë.

Ylli britanik i futbollit u pa duke fshirë lotët brenda sallës Westminster ditën e sotme (16 shtator).
Ai ndodhej pa familjen e tij ndërsa u pa në orën 2:00 të mëngjesit të së premtes dhe priti mbi 12 orë për të parë Mbretëreshën.

Beckham nuk dukej se e vrau mendjen për vëmendjen që mori në rradhë dhe dyshohet se bleu një kuti me petulla për fansat që kishte pranë për t’i mbajtur ata energjikë teksa prisnin në radhën e gjatë, shkroi një person në Twitter.

Beckham ishte i veshur me rroba zie, i veshur me një kostum të zi dhe një kapele. Ai hoqi kapelën kur hyri në sallë.
Disa njerëz e lavdëruan Beckhamin që priti në radhë për më shumë se 12 orë, pavarësisht se ishte një personazh i famshëm dhe rrezikonte të shihej dhe afrohej nga fansat.

“Pa qenë aspak: ‘Ua në fakt është e vështirë të jesh një njeri i famshëm’, për David Beckham të vijë vetëm dhe të qëndrojë në radhë për dhjetë orë, kur të gjithë do ta njohin atë, është shumë e çuditshme.”, shkroi dikush në Twitter.
“Më pëlqen që ai e bëri këtë, dhe nuk zgjodhi rrugën e shpejtë,” shtoi dikush tjetër.

Beckham tregoi se sa mirënjohës ishte që ishte në gjendje t’i thoshte lamtumirën monarkes që aq shumë e admironte pas pritjes së tij të gjatë.
“Isha aq me fat sa munda të kisha disa momente në jetën time për të qenë pranë Madhërisë së Saj”, tha ai për ITV Neës të premten. “Një ditë e trishtuar, por është një ditë për të kujtuar trashëgiminë e pabesueshme që ajo la.”
Beckham tha se ai ishte “i shkatërruar” pasi mbretëresha vdiq javën e kaluar.

“Jam vërtet i pikëlluar nga vdekja e Madhërisë së Saj, Mbretëreshës. Çfarë vërshimi dashurie dhe respekti pamë për jubileun Platinum për jetën e saj dhe shërbimin.”, shkroi ai në një postim në rrjetet sociale në atë kohë. “Sa të shkatërruar të gjithë ndihemi dhe kjo sot tregon se çfarë do të thotë ajo për njerëzit në këtë vend dhe në mbarë botën. Sa na frymëzoi ajo me udhëheqjen e saj.
Si na ngushëllonte ajo kur kohët ishin të vështira. Deri në ditët e saj të fundit ajo i shërbeu vendit të saj me dinjitet dhe hir.”
Ai shtoi: “Këtë vit ajo di e dinte se sa dashuri ka marrë “, duke shtuar se “mendimet dhe lutjet” e tij janë me familjen mbretërore.
Beckham e kishte takuar mbretëreshën disa herë, duke përfshirë një mbledhje në Buckingham Palace në 2015 dhe një ceremoni çmimesh në 2002.


