Reperi i famshëm shqiptar, Gashi, prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por mesa duket ai nuk u shmanget dot disa traditave të familjeve shqiptare.

Së fundmi, Gashi ka publikur në profilin e tij në “Instagram” një foto ku shfaqet duke folur në telefon.

“Kur prindërit e tu shqiptarë të nxjerrin në telefon pjesëtarë të fisit”, shkruan reperi bashkëngjitur me fotografinë.

Edhe pse ai është i famshëm dhe ka sukses, ai nuk mund të shmanget nga “urdhrat” e familjarëve.


