6 Maj, 2019

Prindërit e Rita Orës zbulojnë pamjet e shtëpisë së tyre në Prishtinë  


Prej shumë vitesh, këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare Rita Ora dhe familja e saj jetojnë në Londër, por ata shpeshherë kthehen në vendlindjen e tyre.

Së fundmi prindërit e Ritës, Vera dhe Besniku, kanë postuar në profilet e tyre në rrjetet sociale një pamje nga shtëpia e tyre në Prishtinë.

Në fotografinë e publikuar në “Instagram”, shihet një vilë mjaft e bukur 3-katëshe me stil të veçantë.


“Shtëpia është aty ku është zemra. Edhe pse jetojmë në Londër është shumë e rëndësishme për ne dhe fëmijët tonë të kemi mundësi të vizitojmë vendlindjen, Prishtinë, Kosovë”, ka shkruar Vera Ora në postimin e saj.

Ndërkohë kujtojmë që herën e fundit që Vera ishte në Prishtinë me vajzën e saj Rita, ishte disa javë më parë në kuadër të misionit humanitar të UNICEF, për të ndihmuar familjen në nevojë.

© Panoramaplus.al