10 Shtator, 2022

Princi Harry dhe Meghan Markle i bashkohen Princit William dhe Kate Middleton në homazhet për Mbretëreshën! Çiftet mbretërore bëjnë paraqitjen e rrallë së bashku


Princi Harry dhe gruaja e tij Meghan Markle u bashkuan me Princin William dhe Kate Middleton për të parë homazhet dhe lulet e mbetura jashtë kështjellës Ëindsor të shtunën pas vdekjes së mbretëreshës Elizabeth.

Marrëdhëniet u tensionuan mes dy djemve të mbretit të ri të Britanisë pasi Harry dhe Meghan u transferuan në Shtetet e Bashkuara dhe kjo është hera e parë që dy çiftet mbretërore shihen kaq afër së bashku.

Zëdhënësi i William tha se ai kishte ftuar Harry-n dhe Meghan-in, të njohur zyrtarisht si Duka dhe Dukesha e Sussex-it, për t’u bashkuar me të dhe Kate teksa bënë homazhe dhe folën me turmën që rrinin në hyrje të kështjellës Windsor.

Pamja e dy çifteve së bashku do të ngjallë shpresat se ka pasur një afrim pas vdekjes së monarkes më jetëgjatë të Britanisë. Katër anëtarët e familjes mbretërore janë pritur ngrohtësisht nga turmat e mbledhura nga jashtë Kështjellës Windsor.

Korrespondenti mbretëror i CNN, Max Foster tha se ribashkimi pas dy viteve të trazuara në familjen mbretërore ishte “një moment i madh”.

© Panoramaplus.al