8 Nëntor, 2022

Çfarë ndodhi me Princeshën e Norvegjisë? Heq dorë nga detyra e saj mbretërore


Princesha Martha Louise e Norvegjisë ka vendosur të heqë dorë nga detyrat e saj mbretërore, duke tronditur publikun dhe fansat mbretërorë. 

Princesha e Norvegjisë jep dorëheqjen nga detyrat e saj mbretërore - Gazeta Dita

Në deklaratë thuhet se Princesha Louise mund të ruajë titullin e saj, ndërsa u tha se titulli i princeshës nuk do të përdoret në mediat sociale apo aktivitete komerciale.

Përveç kësaj, kur Louise të martohet me të fejuarin e saj amerikan, Durek Verret, burri i saj nuk do të përfaqësojë familjen mbretërore dhe nuk mund të ketë titull mbretëror.

Princesha e Norvegjisë shpall fejesën – StraTirana

Ky vendim është marrë me qëllim që “të dallojë më qartë aktivitetet e saj dhe marrëdhëniet e saj me Shtëpinë Mbretërore të Norvegjisë “. Prandaj Marta Louise nuk do të kryejë detyrat e saj për familjen mbretëror, ndërsa sipas informacioneve procedurat që ishin nën kujdesin e saj do të kryhen nga anëtarë të tjerë të familjes mbretërore të Norvegjisë.

Princesha e Norvegjisë Martha Louise nuk do të përfaqësojë më familjen mbretërore

Prindërit e saj, Mbreti Harald V dhe Mbretëresha Sonja, falënderuan vajzën e tyre të vetme për kontributin e saj në një deklaratë: “Mbreti dhe Mbretëresha dëshirojnë të falënderojnë Princeshën Martha Louise për punën e rëndësishme që ajo ka bërë në cilësinë e saj zyrtare për shumë dekada. Ajo i kreu detyrat e saj me ngrohtësi, kujdes dhe përkushtim të thellë”.

Princesha e Norvegjisë s'është si gjithë të tjerat: Flet me engjëjt the? - Social Buzz

 

© Panoramaplus.al