Pas ardhjes në jetë të fëmijës së parë, këngëtarja e njohur Adelina Tahiri duket se po e shijon shumë mëmësinë. Ajo ndan me fansat e saj foto e video të ndryshme të këtyre momenteve të veçanta.

Së fundmi, Adelina ka bërë edhe një set fotografik me vogëlushin e saj, Jon. Në foton e fundit të publikuar në profilin e saj në “Instagram”, këngëtarja ngjan si një princeshë e dalë nga filmat e animuar “Disney”.

Adelina shfaqet teksa pozon me fustanin e bardhë tyli që valëvitet në ajër. Ndërsa me të dyja duart ajo mbështjell të birin, Jonin i cili duket se flenë i qetë në duart e të ëmës.

Gjithashtu ajo shfaqet me një kurorë në kokë dhe makijazh natyral, ndërsa pozon para një sfondi natyre të mbushur nga bora. Mund të themi se duke parë këtë imazh, këngëtaren mund ta cilësojmë si “Princeshën e Akullt” ose si Elsa-n nga “Frozen”.


Panorama Plus
© Panoramaplus.al
