6 Janar, 2023

Princ Harry i habit të gjithë me rrëfimin e tij, pretendon se një grua me ‘fuqi’ i transmetoi një mesazh nga Princeshë Diana


Rrëfimi më i fundit i Princ Harryt në librin me kujtimet e tij i ka çuditur të gjithë. Siç rezulton, kujtimet që shkroi Princi Harry janë të mbushura me rrëfime ‘bombë’ dhe shumë detaje për jetën e tij.

Por më befasuesja nga të gjitha zbulimet është fakti se ai u përpoq të kontaktonte nënën e tij të ndjerë, Princeshën Diana përmes një gruaje e cila kishte ‘fuqi’ të transmentonte mesazhe nga e ndjera.

Kjo ndodhi gjatë periudhës së vështirë të Princ Harry kur ai ishte në lidhje me Meghan Markle.

Vetë Harry tregon se gruaja i tha atij se princesha Diana po e vizitonte në atë moment dhe princi ndjeu një ngrohtësi në qafë. Gruaja me ‘fuqi’ dyshohet se i tha gjithashtu se nëna e tij ishte e lumtur për jetën që ai bënte, të cilën ajo gjithmonë dëshironte ta bënte vetë.

Incidenti i Princit Harry në Botsvana

Një tjetër incident ku Princi Harry pa një shenjë nga nëna e tij ishte në Botsvana, ku ai kishte kontakt të ngushtë me një leopard. Kjo ndodhi kur Princi Harry ishte me pushime me vëllain e tij, Princin Ëilliam . Ai beson me gjithë zemër se ky ishte një mesazh apo shenjë tjetër nga nëna e tij që erdhi drejtpërdrejt nga jeta e përtejme. Pavarësisht se kishte këtë ndjenjë, princi gjithashtu shkroi se kishte frikë se leopardi do ta hante të gjallë. Megjithatë, ai gjithashtu ndjeu disi praninë e kafshës nënkuptonte se nëna e tij po i thoshte se gjithçka do të ishte në rregull.

© Panoramaplus.al