Princi Harry dhe Meghan Markle janë kthyer në Kaliforni pasi bënë dhe nderimet e fundit për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II në Mbretërinë e Bashkuar.

Duka dhe Dukesha e Sussex u larguan nga MB të marten (21 shtator), një ditë pasi morën pjesë në funeralin e Madhërisë së ndjerë, sipas “Page Six”.
Thuhet se aktorja e serialit “Suits” nuk e pati mundësinë të zhvillonte një bisedën me mbretin Charles III, të cilën e kërkoi përpara se të largohej nga vendi.

Çifti banon në Montecito me fëmijët e tyre, djalin 3-vjeçar Archie dhe vajzën 1-vjeçare Lilibet, të cilët të dy qëndruan me nënën e Markle, Doria Ragland.
Çifti u zhvendosën në qytetin bregdetar pasi u larguan duke shkaktuar një zhurmë të madhe në publik nga detyrat e tyre mbretërore në vitin 2020.
Të gjithë sytë ishin tek dyshja gjatë kohës së fundit në Angli, ku ata u ribashkuan me vëllain e madh të Harryt, Princin William dhe gruan e tij, Kate Middleton.

“Katërshja fantasitke” shfaqën një sërë veprimesh të tensionuara, që nga qëndrimet e akullta në publik deri tek vendet e ndara në funeralin shtetëror të Mbretëreshës së ndjerë.
Gjatë gjithë kësaj, Markle i dha bashkëshortit të saj një “mbështetje të heshtur”, tha ekspertja dhe e gjuhës së trupit Judi James ekskluzivisht për Page Six.

“Përshkrimi më i mirë i gjuhës së trupit të Meghan në funeral ishte ‘i nënvlerësuar’,” tha ajo për prezantuesin e podcast-it “Archetypes”.
“Ajo dukej se i ofroi goxha mbështetje burrit të saj”.

Megjithëse Markle u fotografua duke derdhur lot për vdekjen e monarkes , James u shpreh se Harry u shfaq po aq i prekur për humbjen e gjyshes së tij të dashur.
“Duke ecur në një distancë nga vëllai i tij, mimikat e tij tregonin se ai mezi i mbante lotët” -vuri në dukje James.

“Kur ai pa arkivolin duke u zhvendosur kishte lëvizjen e buzëve, lëkundjet nga njëra anë në tjetrën dhe lëvizjen e shpatullave duke treguuar se po e mbante veten emocionalisht.”
Elizabeth vdiq më 8 shtator në moshën 96 -vjeçare pas një mbretërimi historik 70-vjeçar. Në ditët që pasuan, Harry dhe Markle u përballën me një sërë vështirësish.


