30 Qershor, 2019

Prezantuesja e njohur tregon votën dhe bën “tag” Erion Veliajn, por u bën “pritë” komentuesve


Prezantuesja e njohur, Bora Zemani, ka shkuar që të votojë ditën e sotme. Një gjë të tillë e ka zbuluar vetë ajo nëpërmjet një postimi në profilin e saj në “Instagram”.

Bora ka publikuar një fotografi të saj, ku tregon edhe gishtin që i kanë vënë shenjën që ka votuar.

Madje prezantuesja ka vendosur që të zbulojë edhe se për kë ka votuar, pasi në foto i ka bërë tagg, kandidatit për kryetar Bashkie në Tiranë, Erion Veliajt.

Ndërkohë ajo u ka bërë “pritë” komenteve, duke i bllokuar që askush të mos i shkruaj, pasi e di se do të ketë komente të ndryshme dhe se ndjekësit e saj do të ndaheshin në grupe, një palë që e mbështet se ka votuar dhe nga ana tjetër ata që kritikojnë.

Kujtojmë se edhe pak më parë, moderatorja e njohur Alketa Vejsiu, zbuloi se ka ardhur nga pushimet në Turqi, vetëm për të votuar. Njësoj si Bora, edhe Alketa i ka bllokuar komentet.

© Panoramaplus.al