Këngëtarja e njohur Rihanna së fundi ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram për herë të parë një foto të djalit të saj të dytë, Riot Rose.

Mirëpo artistja dhe Asap Rocky kishin veshur me të roza të voglin e tyre.

Gjatë një interviste për “British Vouge”, këngëtarja ka treguar për herë të parë se pse i pëlqen që ti veshë djemtë e saj me rroba me ngjyrë rozë dhe lule.
“Një nga veshjet e mia të preferuara që ai ka është një version në miniaturë i njërës prej Rocky-t”, tha Rihanna.
Ndërsa shtoi: “Më pëlqen ta vesh me gjëra që nuk duken si rrobat e foshnjës. Më pëlqen të eksperimentoj. E vesh me gjëra me lule. E kam veshur me rozë të nxehtë. Më pëlqen kjo. Mendoj se rrjedhshmëria në modë është më e mira. Unë gjithmonë blej në departamentin e meshkujve”.
© Panoramaplus.al
