“Pretzeli”, i njohur fillimisht si një delikatesë e thjeshtë e kripur, me rrënjë të thella në traditën katolike, po përjeton një rilindje krejt të pazakontë, jo në kuzhinë, por në dhomat e gjumit.

Sipas History Channel, forma e veçantë e pretzelit thuhet se lindi në shekullin e 7-të nga murgjit katolikë që kërkonin një ushqim të përshtatshëm për periudhën e Kreshmëve, ose si një mënyrë për të shpërblyer fëmijët që mësonin lutjet. Por, më shumë se 1400 vjet më vonë, ky simbol i pafajshëm ka marrë një kuptim të ri dhe befasues.
“Pretzel” në Google Trends: Pozicion seksual më i kërkuar në 14 shtete të SHBA
Sipas Google Trends, “pretzel” është bërë fjala më e kërkuar për pozicione seksuale në 14 shtete amerikane, duke kaluar edhe termat klasikë si “misionari” apo “doggy style”. Pozicioni, që mban emrin për shkak të ndërlikimit të trupave dhe ngjashmërisë me formën e bukës së njohur, po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet si një mënyrë për të rritur intimitetin dhe kënaqësinë gjatë marrëdhënieve seksuale.
Çfarë është pozicioni “Pretzel”?
Në këtë pozicion, një partner qëndron shtrirë anash, ndërsa tjetri gjunjëzohet sipër, duke u mbështetur në këmbën e partnerit të shtrirë dhe duke mbajtur tjetrën për depërtim më të thellë. Ekspertët e seksit si Dr. Ian Kerner dhe Ashley Cobb e përshkruajnë si një kombinim mes romancës dhe intensitetit, pasi ofron kontakt të fortë me sy dhe mundësi për stimulim të drejtpërdrejtë të zonave erogjene.
Pro dhe kundër të pozicionit
Përfitimet përfshijnë:
• Depërtim më i thellë
• Kontakt vizual i fortë që rrit ndjeshmërinë emocionale
• Lehtësi për përdorimin e duarve ose lodrave seksuale
• I përshtatshëm për partnerë me ndryshim në gjatësi
Mangësitë:
• Kërkon njëfarë fleksibiliteti dhe koordinimi
• Mund të jetë i pakëndshëm për partnerin poshtë nëse ka probleme me bustin ose legenin
• Jo shumë praktik për kalime të shpejta ndërmjet pozicioneve
Këshilla për fillestarët
Ekspertët rekomandojnë që partnerët të eksperimentojnë me rolet për të gjetur çfarë funksionon më mirë për ta, si dhe të shfrytëzojnë hapësira të ndryshme si divani apo tavolina për më shumë larmi.
Nga një simbol shpirtëror në një trend modern seksual, pretzeli ka kaluar shekuj për të gjetur vendin e tij të pazakontë në popkulturën bashkëkohore. Dhe me sa duket, historia e tij sapo ka filluar të mbështillet sërish – këtë herë, ndryshe nga ç’mund të kishin imagjinuar murgjit që e shpikën.
© Panoramaplus.al
