Reperi i njohur Fero dhe partnerja e tij Arbenita Ismajli kohët e fundit janë shndërruar në një ndër çiftet më të përfolur të medias rozë.

Artisti disa ditë më parë ka dhunuar dhe kërcënuar me jetë modelen, ndërsa kjo e fundit e ka denoncuar bashkëshortin, të cili gjykata e ka lënë në paraburgim për 30 ditë.

Mirëpo së fundmi Arbenita ka reaguar përmes një postimi në Instagram.
Ajo ka publikuar në InstaStory një foto së bashku me avokatin e saj, ndërsa poshtë postimit ka treguar se ka nisur të gjitha procedurat ligjore.
“Me avokatin tim do ti nisim të gjitha procedurat e para ligjore. Faleminderit për mbështetjen, ju dua”, ka shkruar modelja.

Kujtojmë që një ditë më parë gjatë një interviste avokati i Feros, Sherif Sherifi ka treguar arsyen që çoi në konflikt çiftin.
Ai tha se çdo gjë filloi kur Arbenita u kthye nga Anglia duke pretenduar se lidhja e saj me reperin nuk po funksiononte, ndërsa shtoi se gjendja u përkeqësua kur modelja filloi të pyeste për pashaportat e vajzës së tyre.
“Çdo gjë filloi kur Arbenita u kthye nga Anglia ku jeton dhe punon. Dyshja kanë pasur një debat dhe ky ka nisur nga Arbenita pasi pretendoi se lidhja e tyre nuk po funksionon dhe kushti kryesorë i saj ka qenë me e marrë vajzën e tyre në Angli. Ka ardhur në Kosovë dhe filloi të pyetë se ku janë pashaporta e vajzës dhe këtu ka filluar debati.”- tha avokati i Feros.

© Panoramaplus.al

