Dua Lipa dha një koncert fantastik në Madrid mbrëmë në kuadër të ‘Nostalgia Ultra Tour’ dhe për disa orë u bë mbretëresha e kryeqytetit spanjoll.

Megjithatë, askush nuk e priste atë që ndodhi pas koncertit. Imazhet që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë Dua Lipën e shoqëruar nga aktori Aron Piper pas performancës së saj në një klub nate në Madrid.
Piper u bë i famshëm për rolin e tij si ‘Ander’ në Elite , një serial televizive spanjolle e Netflix.
Së bashku dhe shumë të afërt dy artistët vazhduan festën në një klub nate në Madrid, duke shijuar në maksimum kërcimin, përkëdheljet dhe shikimet mes njëri-tjetrit.
A video of Dua Lipa and Arón Piper at a club in Madrid last night! pic.twitter.com/0MxUStNvlw
— Dua Lipa News² (@dIipanews) June 4, 2022
Imazhet tregojnë një qëndrim shumë të afërt mes aktorit 25-vjeçar dhe këngëtares 26-vjeçare të hiteve globale si ‘Cold Heart’, ‘New Rules’ dhe ‘Break my Heart’.
Aron Piper ka përfunduar lidhjen me modelen katalanase Jessica Goicoechea.
@dualipayaronpiper Dua lipa and Aron Piper (@EliteNetflix) together in @ Madrid, España. #dualipa #aronpiper #dualipaandaronpiper #futurenostalgia #futurenostalgiatour #viral #fyp #dualipachallenge #love #goals #españa #elitenetflix ♬ sonido original – Dua Lipa & Aron Piper.
Megjithatë, Dua Lipa dhe Piper nuk kanë një konfirmim zyrtar nëse ata janë bashkë apo jo.
Në tetor 2021, Piper ndau me ndjekësit e tij një postim në mediat sociale në lidhje me Miley Cyrus.
Ai i dedikoi asaj një postim me disa foto në të cilat Piper kishte veshur një bluzë ku shkruhej “I love Miley Cyrus”.
Ndërkohë Miley Cyrus është përgjigjur me emoji zemrash.



