19 Shtator, 2023

Prej vitesh nuk flasin me njëri-tjetrin, babi i Meghan Markle i kërkon falje të bijës: Nuk ka asnjë justifikim…


Babai i Dukeshës së Sussex-it, Meghan Markle, Thomas Markle i ka kërkuar falje publikisht vajzës së tij për të gjitha gabimet që ka bërë.

Teksa ishte i ftuar në “Good Morning Britain”, ai shprehi dëshirën që të pajtohet me Meghan pasi përpara se të vdesë kishte dëshirë të takonte nipin dhe mbesën e tij, Princ Archie dhe Princeshë Lilibet.

“Unë jam një baba me të vërtetë i dashur dhe ajo e di këtë, dhe nuk ka asnjë justifikim për të trajtuar mua në këtë mënyrë. Meghan jetoi me mua nga klasa e gjashtë deri në shkollën e mesme dhe kurrë nuk kam parë diçka të tillë. Nuk kam parë kurrë llojin e gruas në të cilën ajo u shndërrua. Jam i shokuar. Ajo nuk është personi që e njihja si vajza ime. Unë jam gjithmonë këtu për të, unë ende e dua  dhe do ta dua përgjithmonë. Kjo nuk do të ndryshojë kurrë, por dua që ajo të më afrohet dhe të më lërë të shoh nipërit e mbesat e mia. Njerëzit shkojnë në burg për pesë vjet dhe ata janë të falur unë nuk kam bërë asgjë. Gjithmonë do të kërkoja falje për çdo gjë që kam bërë gabim”, u shpreh 79-vjeçari.

Nga ana tjetër jo vetëm  i ati i Dukeshës së Sussex-it ka humbur kontaktin me nipin dhe mbesën e tij, por edhe babain e Princit Harry, mbretit Charles nuk i takon ata.

Kujtojmë që marrëdhënia e Meghan me babain u kris disa vite më parë pasi ai i publikoi në media fotot, si edhe një letër personale përpara dasmës me Harry-n në vitin 2018, ndërsa pas kësaj ngjarje i ati nuk mori pjesë as në dasmën mbretërore.

meghan markle harry

 

© Panoramaplus.al