25 Shkurt, 2022

Prej vitesh në ‘betejë’ me sëmundjen e dementias, ndahet nga jeta aktorja e famshme


Aktorja famshme amerikane Sally Kellerman ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare.

Sally3

Sipas djalit të aktores, karriera e së cilës zgjati për më shumë se gjashtë dekada, njoftoi se Kellerman ishte diagnostikuar me dementia në vitin 2017 dhe gjendja e saj shëndetësore përgjatë dy viteve të fundit ishte përkeqësuar.

Jack u shpreh se për herë të fundit e takoi mbrëmjen e së mërkurës, kur i dha edhe lamtumirën.

Sally2

Sally Kellerman luajti rolin e Margaret “Hot Lips” Houlihan në filmin M*A*S*H të Robert Altman të vitit 1970 dhe u nominua për Oscar dhe Golden Globe.

Pas M*A*S*H, ajo u shfaq në një sërë projektesh të regjisorit, duke përfshirë filmat Brewster McCloud, Welcome to L.A., The Player dhe Prêt-à-Porter.

Sally

Sally gjithashtu luajti në “Back to School” të vitit 1986, rolin e të dashurës së komedianit Rodney Dangerfield.

“Unë dola nga barku duke kënduar dhe aktruar”, tha Sally në një intervistë kohë më parë.

Sally1

© Panoramaplus.al