3 Qershor, 2019

Prej vitesh jeton në SHBA, modelja e njohur dëshiron burrë shqiptar: Kam mësuar të bëj… (FOTO)


Lorena Haliti është një modele me origjinë shqiptare, e cila prej kohësh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po korr sukses.

Tashmë ajo është kthyer në një nga modelet më të kërkuara dhe ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me bukurinë e saj.

Një ditë më parë, modelja seksi ishte e ftuar në emisionin “E Diell”, ku rrëfeu disa detaje nga jeta e saj dhe karriera në Amerikë.

Por gjatë intervistës, Lorena u pyet edhe për jetën e saj private. Ajo zbuloi se e do burrin shqiptar dhe se që tani ka nisur të mësohet me të gjitha traditat shqiptare.

“Ti je një vajzë që po jeton në Amerikë, të dashurin ose burrin si e do? E do të huaj apo shqiptar?”, e pyet gazetari.

“Shqiptar tërësisht!”, u përgjigj ajo, kur u pyet sërish: “Po a je e përgatitur për të pasur një burrë shqiptar, i di traditat?”.

“Po traditat shqiptare i kam mësuar. Për shembull çajin di ta bëj, tani kam mësuar të bëj edhe piten, edhe enët di me i la. S’ka lidhje nëse je modele a jo, rëndësi ka si të ka rritur familja, kulturën edhe traditën e shqiptarëve nuk e harroj dhe nuk e lëshoj”, është përgjigjur modelja duke qeshur.


   

© Panoramaplus.al