6 Gusht, 2021

Prej tre vitesh e gjysmë në lidhje, Dojna Mema tregon se si ka ndikuar distanca në marrëdhënien e saj me Vlashent Satën


Vlashent Sata, partneri i Dojna Memës, prej vitesh jeton mes Francës dhe Shqipërisë, pork jo nuk e ka penguar që të ketë një marrëdhënie të shkëlqyer me moderatoren simpatike.

dojna mema (3)

E pyetur nga ndjekësit në Instagram nëse është e vështirë apo jo të kesh një marrëdhënie në distancë, Dojna shkroi:

Po, unë jetoj prej tre vitesh e gjysmë një lidhje në distancë. Nuk e ndjej sepse takohemi shumë shpesh. Çdo dy javë. Pandemia na ndihmoi të jetonim një vit bashkë, sepse u mbyllën universitetet ku Vlashenti jep mësim në Paris dhe qëndroi në Tiranë. Distanca forcon dashurinë e vërtetë dhe jam e bindur për këtë, sepse e kam provuar vetë.

dojna mema (2)

Së fundmi, Dojna ka treguar gjatë një interviste për “Pushime on Top” se sa krenare ndihet për partnerin që ka në krahë, duke iu referuar festivalit që ai ka mbajtur në Shkodër, të quajtur “ZaFestival”.

Kur u pyet se sa “dorë ka ajo në këtë edicion”, Mema u përgjigj:

Vlashenti thotë një shprehje shumë të lezetshme: ‘Unë jam shefi, por kjo është shefi i shefit. Me thënë të drejtën, unë jam kujdesur më shumë për pjesën e marrëdhënieve me publikun, marketingun digjital.

dojna mema (6)

Vlashenti është ai që ka krijuar të gjithë idenë e këtij festivali, ndaj të gjitha meritat i shkojnë patjetër atij. Unë kam qenë suport shumë i mirë. Vlashenti nuk më lë fare dorë te pjesa e repertorit, ashtu siç unë nuk i lë fare dorë Vlashentit të ndërhyjë te emisionet dhe intervistat e mia“.

dojna mema (1) dojna mema (5) dojna mema (4) dojna mema (10) dojna mema (9)

© Panoramaplus.al