Reperi Stresi dhe bashkëshortja e tij, Keisi, kanë dëshmuar se dashuritë në distancë mund të funksionojnë mjaft mirë.

Që prej muajit tetor të vitit të kaluar, reperi ndodhet në burg pasi akuzohet për “armëmbajtje pa leje” dhe “pjesëmarrje në një grup kriminal”.

Por pavarësisht kësaj, Keisi ka treguar gjithmonë që e mbështet bashkëshortin e saj, e madje herë pas here i bën edhe dedikime të ndryshime në profilet e saj në rrjetet sociale.

Ndërkohë së fundmi, Keisi ka bërë një dedikim mjaft prekës për personin e zemrës. Në “Instastory” ajo ka publikuar një fotografi ku ka zbuluar tatuazhin e saj domethënës.

“Edhe kjo do të kalojë”, është tatuazhi i Keisit, ndërkohë vëmendjen na e tërhoqi varësja që mban në qafë me shkronjën “A”, që është germa e parë e emrit të vërtetë të Stresit…Arkimed.


