Këngëtarja e njohur Adele është rrëzuar në prapaskenat e koncertit të saj në Las Vegas, për shkak të një ataku të nervit shiatik.

Lajmin e ka bërë të ditur së fundmi vetë artistja teksa ishte në “The Colosseum” në Caesars Palace.
Ajo tregoi se një anëtar i ekipit të saj e gjeti atë të rrëzuar në tokë dhe të paaftë për të lëvizur për shkak të problemit me shtyllën kurrizore.
“Më ngritën nga dyshemeja sepse nuk mund të lëvizja.”- tha këngëtarja.
Adele gjithashtu nuk ishte në një gjendje të mirë shëndetësore gjatë koncertit të saj në fundjavë, teksa tha se duhej të ulej që të pushonte.
“Unë do të ulem dhe do të pushoj”, u shpreh këngëtarja.
Kujtojmë që kohë më parë Adele në një ndër koncertet e saj ka treguar se vuan nga problemet me shtyllën kurrizore.
© Panoramaplus.al

