Këngëtarja e njohur, Arilena Ara, prej disa javësh ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga ku herë pas here publikon fotografi mjaft seksi.

Por së fundmi është bërë e ditur se këngëtarja ndodhet në SHBA, pasi po punon për një projekt shumë të rëndësishëm.
“Prive.al” shkruan se Arilena është duke u marrë me këngën e saj më të re, me të cilën pritet që të konkurrojë në festivalin e Radio Televizionit Shqiptar.

Ndërkohë kujtojmë se këngëtarja ka dalë fituese e edicionit të dytë të “X Factor Albania”. Që prej asaj kohe, karriera e saj muzikore ka ardhur vetëm në ngjitje.



