18 Mars, 2019

Prej 5-muajsh në burg, Keisi zbulon dhe sa do ta presë Stresin


Reperi i njohur Stresi ka pesë muaj që ndodhet pa hekurave, por kjo nuk ka ndikuar aspak në marrëdhënien e tij me bashkëshorten, Keisi.

E teksa kjo e fundit jeton jashtë Shqipërisë, thuajse çdo ditë ka nga një dedikim në rrjetet sociale për reperin, ku i tregon se sa i mungon dhe se sa e do.

Një ditë më parë Keisi është bërë paksa nostalgjike, pasi ka vendosur që të publikojë disa fotografi nga momentet intime me Stresin.

“Sikur 10 ditë, muaj apo vite të ishim larg, 100 do të kisha pritur”, shkruan Keisi në njërin postim.

Ndërsa në një tjetër postim ajo e quan jetë reperin e njohur. Ndërkohë kujtojmë se pak kohë më parë Keisi ka treguar se do të bëjë dasmë pasi reperi të lirohet nga burgu.

© Panoramaplus.al