Kanë kaluar më shumë se një muaj që kur shumica e konkurrentëve të Big Brother në Gjermani hynë në shtëpi.

Në fillim të shkurtit u raportuan rastet e para me koronavirus jashtë Wuhan.
Dhe tani në Gjermani janë afro 7000 të infektuar të konfirmuar dhe 14 të vdekur. Por banorët e Big Brother nuk ia kanë idenë se është deklaruar një pandemi globale.
Dhe ata do të informohen më në fund mbi atë që po ndodh jashtë shtëpisë mbrëmjen e së martës gjatë një lidhje LIVE, pasi organizatorët u konsultuan me të afërmit e tyre.
Kjo vjen pas kritikave në mediat sociale se televizioni SAT.1 nuk u kishte thënë 14 burrave dhe grave të mbyllu brenda banesës në Këln për atë që po ndodhte jashtë.
Ndërsa banorëve të rinj që iu bashkuan emisionit iu është kërkuar të mos flasin me konkurrentët e tjerë për koronavirusin.


