17 Mars, 2020

“Pranojnë vetëm pacientë që luftojnë me vdekjen”- Aktores së famshme me koronavirus i refuzohet shtrimi në spital: Më thanë që …


Aktorja Olga Kurylenko tha se iu refuzua shtrimi në spital për trajtimin e koronavirusit pasi janë plot me pacientë që po luftojnë me jetën e tyre.

“Bond girl” tha mbrëmjen e së hënës se ishte me temperaturë të lartë, një ditë pasi zbuloi se kishte rezultuar pozitive me koronavirus.

Aktorja u shpreh se spitalet po shtrojnë vetëm pacientë që po luftojnë me vdekjen, ndërsa i kërkuan të telefononte një ambulancë nëse përkeqësohej.

40-vjeçarja tha se nuk e dinte se ku e kishte kontraktuar virusin, duke sugjeruar se mund ta ketë marrë nga prekja e dorezës së derës së taksisë.

“Pse nuk jam në spital? Sepse spitalet tona janë plot dhe po shtrojnë vetëm pacientë që po luftojnë me jetën. Më thanë që nëse përkeqësohem të telefonoj një ambulancë,”- tha aktorja.

© Panoramaplus.al