Këngëtarja Jennifer Lopez është përballur me një sërë kritikash nga fansat e saj së fundmi, dhe kjo pasi ylli lançoi markën e saj të koktejeve spritzer, të quajtur Delola , e cila tërhoqi shumë vëmendje pas deklaratave të saj të mëparshme.

Gjatë një interviste në vitin 2018 për InStyle, Jennifer foli për pamjen e saj dhe se si ka arritur të mbetet kaq e re, ku theksoi se nuk pinte alkool apo kafeinë.
“Jam kujdesur për veten dhe tani kjo duket”, tha Lopez . Ajo gjithashtu theksoi: “Unë nuk pi duhan apo kafe. Kjo me të vërtetë e shkatërron lëkurën tuaj ndërsa plakeni.”
Megjithatë, pikëpamjet e saj për alkoolin duhet të kenë ndryshuar, që pas lancimit të koktejve.
Ylli gjithashtu ka marrë kritika për shkak se burri i saj, Ben Affleck , ka pasur probleme me alkoolin që rënduan karrierën e tij në film deri në shërimin e tij.
Jennifer ka reaguar menjëherë pas këtyre komenteve ku shprehej:
“E di që shumë njerëz kanë thënë: ‘Ah, ajo as nuk pi, çfarë po bën me një koktej?’. T’ju them të vërtetën, kjo ishte e vërtetë për një kohë të gjatë ajo nuk pinte. Por për dhjetë, ndoshta pesëmbëdhjetë vitet e fundit , kam shijuar një koktej të rastësishëm”, pranoi ajo, duke iu përgjigjur të gjithë kritikëve.
“Dhe kështu, si çdo gjë tjetër në jetën time, e kam krijuar vetë. Delola është një mënyrë më e shëndetshme për të pirë që i përshtatet stilit tim të jetesës, pasi ka më pak kalori, është pa gluten dhe ka shije natyrale”, shtoi ajo.
Megjithatë, ajo siguroi se duhet “të pish me përgjegjësi, të shoqërohesh dhe të kalosh mirë…por gjithmonë me përgjegjësi”.


