31 Tetor, 2018

Pranë njëri-tjetrit e të përqafuar, ja fotografia që dëshmon lidhjen e Feros me modelen seksi


Prej disa ditësh në media po flitet për lidhjen më të re në showbiz-in shqiptar. Bëhet fjalë për reperin Fero, për të cilin thuhet se është në një marrëdhënie me modelen seksi Arbenita Ismajli.

E teksa pamë se dyshja kishte pozuar në të njëjtin vend, përballë një ndërtese në Gjermani, ku besohet se kanë qenë bashkë me pushime, sot është publikuar një foto e tyre pranë njëri-tjetrit.

Ka qenë “Prive” ajo që ka publikuar një foto të modeles, e cila shfaqet në krahët e reperit. Dyshja shihet e përqafuar me njëri-tjetrin, madje ata të dy e ndjekin edhe njëri-tjetrin në “Instagram”.

Ndërkohë lidhja e tyre po mbahet në distancë pasi Ismajli jeton në Londër, por kjo nuk i pengon të takohen më shpesh.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al