Modelja e njohur, Emily Ratajkovski, ka pozuar për numrin e shtatorit të revistës “Harper’s Bazaar”, ku në një foto bardhezi shfaqet me njërën sqetull në fokus të padepiluar.

Gjatë intervistës për revistën “Harper’s Bazaar”, Emily ka folur për feminizmin dhe trajtimin social të seksualitetit femëror.
“Është e drejta ime”, ka thënë modelja seksi. Por a janë dakord ndjekësit e saj me një pamje të tillë?

Kjo fotografi ka vetëm pak minuta që është publikuar në profilin e “Instagram”-it të revistës, dhe ka hasur në kritika të shumta.
Duke parë pamjen e saj të kuruar në çdo detaj, disa ndjekës e quajnë “të shpifur” ndërsa të tjerë “hipokrizi” të kesh sqetulla të padepiluara.

“Kjo është ajo që ne e quajmë hipokrizi. Madje edhe me qimet sërish kërkoni një pamje perfekte. Me fytyrën tuaj të përsosur dhe trupin e përsosur, kështu që mjaft u shtirët”, shkruan një komentuese.
“Lol, ajo e ka bërë këtë vetëm për foton sepse në Instagram dhe personalisht e kam parë që nuk ka qime në sqetulla, kështu që nga dreqin mbiu kjo”.
© Panoramaplus.al
