15 Prill, 2019

Poston foton e veçantë por merr reagimin ofendues, Arbana Osmani i kthehet komentueses


Ajo mbetet një nga moderatoret më të dashura për publikun shqiptar. Është fjala për Arbana Osmanin, e cila si çdo personazh i ekranit, haset me komente negative.

E një gjë e tillë i ka ndodhur edhe së fundmi. Arbana postoi një foto duke qeshur, e për këtë një ndjekëse i shkruan një mesazh ofendues: “Kur qesh dhe ti me këto dhëmbë si qen, se di domethënë.

Por moderatorja nuk ja ka kursyer përgjigjen duke e publikuar mesazhin dhe foton e profilit të ndjekëses e duke ja bërë të qartë se do vazhdojë të buzëqeshë.

“Unë kurrë nuk do të ndal së buzëqeshuri. Më vjen keq”, shkruan Arbana në postimin në ‘Instastory”.

“Por pavarësisht ndonjërës që duhet për hudhër, kam ndjekësit më të sjellshëm në botë. Ju dua!”, shkruan Arbana në një tjetër postim.

© Panoramaplus.al