Fjodora Fjora është ndër moderatoret e cila prej vitesh është pjesë e ekrsneve shqiptare. E pranishme me shumë formate, ajo njihet edhe si ndër personat më të kuruar të showbizzit, por sa i përket jetës së saj personale ajo është goxha heremetike dhe preferon ta mbajë larg syrit kureshtar.

Disa ditë më parë moderatorja publikoi një foto në InstsaStory ku shihej e kapur përdore me një mashkull misterioz pa dhënë më shumë detaje, duke ‘konfirmuar’ kështu romancën e saj më të re.

Ditën e sotmë Fjodora ishte ftuar në programin e mëngjesit “Ëake Up”, ku rrëfyer si i ka kaluar këtë vit pushimet e saj verore. Përveç destinacioneve të preferuara të cilat i viziton shpesh, aji nuk la pa përmendur dhe një ‘arratisje’ për në qytetin e dashurisë, Paris.

“Pushimet i kam bërë edhe jashtë edhe këtu. Ishte hera e parë që kisha një emision të përditshëm dhe mezi i prisja pushimet e verës. Në korrik i hipa makinës dhe ndalesa e parë ishte në Jalë. Më shijon më shumë Shqipëria se jashtë. Pastaj kam bërë escapes (arratisje), se shkova pak në Paris. Është edhe qyteti i shoqërisë jo vetëm i dashurisë. Shoqja ime e ngushtë kishte ditëlindjen dhe u bëmë katër shoqe bashkë. Pastaj erdha, shkova dhe në Greqi. Shkoj çdo vit sepse vëllai im jeton atje dhe ka një biznes turistik. Zakonisht shkoj me djalin këtë vit vendosa të shkoj vetëm, sepse kisha nevojë për pushime pas pushimeve…”– tregoi Fjodora.

Fotot e moderatores ngjallën një kuriozitet të madh për publikun dhe të gjithë duan të dinëse kush është partneri miserioz i Fjodorës. E pyetur në lidhje me fotot e publikuara se nëse mashkulli misterioz ishte vëllai apo partneri, ajo sqaroi gjithçka.
Fjora zbuloi se personi në foto është “një shok i saj”, me të cilin është në periudhë njohjeje.

“Historikisht vëllain tim e kanë marrë për të dashurin tim. Nuk kemi çfarë të bëjmë. Çfarë ka të re në jetën tënde? Nuk është dora e vëllait, është dora e një shokut tim…. dhe kaq. Njeriu poston kur e ndjen se duhet ta bëjë, unë e ndjeva, ishte një moment shumë i bukur për mua, kam kaluar shumë bukur për pushime.
Ishte një moment që ndihesha shumë mirë shpirtërisht dhe ia lejova vetes edhe duke e ditur impaktin që do të kishte. Por e ndjeva që duhet ta postoja. Jam në një njohje, jo tamam tamam në një marrëdhënie, është shumë e bukur”- rrëfeu ajo.


