Pas ‘dramës’ mes Dafina Zeqirit, Ledri Vulës dhe partneres së tij Sara Hoxha, një tjetër situatë e papritur ka ndodhur së fundmi në estradën shqiptare.

Kësaj here ka të bëjë sërish më Dafinën. Këngëtarja ka hequr nga Instagrami i saj, ish-partnerin Dj Geek dhe artisten Beatrix Ramosaj me të cilën ka pasur një raport të mirë miqësor.
Ky veprim i këngëtares vjen fill pasi Geek lajmëroi për fansat e tij se nuk do të jetë më pjesë e ekipit ‘Moneyz’ të Dafinës me të cilët realizonte bashkëpunimet muzikore.
Dhe pas kësaj, artistja duket se ka fshirë nga kanali i saj i ‘YouTube’-t këngët që ka pasur në bashkëpunim me të dhe në mes tyre ishte dhe projekti me Beatrix ‘Ma shumë se ti’.
Nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur mes tyre, por duket qartë që marrëdhënia mes dy artisteve është krisur tashmë.


