5 Shkurt, 2022

“Po shkatërrohesha nga malli dhe vetmia”- Arjola Demiri tregon dramën me një nga fëmijët: Më refuzonte. E kam rrëmbyer dhe…Ja surpriza e madhe që përloti aktoren


Aktorja Arjola Demiri ka treguar në shtëpinë e Big Brother VIP një nga dramat më të rënda të jetës së saj, atë me njërin nga fëmijët, me të cilin ajo për më shumë se një vit nuk kishte asnjë kontakt.

arjola demiri okok

Arjola ka treguar vështirësitë e mëdha që ka kaluar në jetë, duke punuar në tre punë për të mbajtur familjen me tre fëmijë.

Aktorja rrëfeu si në një moment e ka rrëmbyer vajzën dhe e ka çuar në shtëpi, pasi në mënyrë sistematike ajo e refuzonte dhe nuk donte ta takonte.

arjola

“Tre muaj paralelisht punoja në emisionin e fëmijëve. Punoja kudo që të ishte e mundur, pagesat nuk premtonim të mbanin as veten dhe jo më fëmijët. Ndërkohë që mendonin se isha e qetë, në fakt shkatërrohesha nga malli dhe nga vetmia. Po shkatërrohesha nga dëshira për ti pasur fëmijët pranë. Këtë ditë e shihja të largët dhe të pamundur. Më tingëllonte në vesh zëri i djalit: Të lutem mami kthehu se nuk duroj dot më. Në 9 korrik marr pranë vetes Rubinin dhe Alesian sepse Helga refuzonte të vinte tek unë. Një gjë që më lëndonte më shumë ishte refuzimi i Helgës për të më takuar. Gjerat po përkeqësoheshin shumë. Për një vit nuk e e kam takuar dhe dëgjuar. Po vdisja nga malli për ta pasur në krah. Ai fëmijë kishte nevojë për mua.

Mëngjesin e 4 marsin kisha bërë plan që ta rrëmbeja, sepse urat e komunikimit ishin shkëputur.

Futem mes makinës dhe në momentin që vjen në drejtimin tim i dal dhe e mbërthej. Elga u tremb, më tha nuk dua të vij me ty. I thashë ti do të vish se s’bën. I kam çuar në shtëpi dhe i thashë “Elga kam nevojë të të puth se më ka marrë malli”.

E dëgjova fjalën mam pas një viti. Ka dy vjet një jetoj, gëzoj, lumturoj dhe ishalla zoti më ka bekuar që janë fëmijët e mi. Nuk rresht së falënderuari të madhin zot që më ka mbushur zemrën plot”, rrëfeu aktorja.

arjolaa14

Por, pas kësaj historie Arjola Demiri mori një surprizë të madhe nga Big Brother Vip. Fillimisht ajo u takua me fëmijët e saj por pas pak minutash Arbana Osmani zbuloi se Arjola ka marrë një apartament për të jetuar me fëmijët e saj.

Ky lajm i emocionoi të gjithë. Kujtojmë që Arjola më herët ka deklaruar se në rast se fitonte Big Brother do blinte një shtëpi.

“Doja një shtëpi për fëmijët e mi”- tha Arjola Demiri pasi mori surprizën e madhe.

arjola111 arjolaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa

© Panoramaplus.al