4 Dhjetor, 2021

“Po prisja një shenjë”/ Donaldi: Kam qenë në një presion shumë të madh ndenjash, realisht nuk mundem më. Aktori flet hapur për marrëdhënien me Borën dhe Beatrix


Mbrëmjen e djeshme në “Big Brodher VIP”, Donald Veshaj ka folur për lidhjen që ka pasur me Bora Zemanin.  Në dhomën e rrëfimit atij ju shfaq një video të momenteve dhe dedikimeve që ai ka bërë për moderatoren brenda shtëpisë, duke shpjeguar kështu arsyet përse i ka dhënë këto shenja përpara të gjithë shqiptarëve.

Aktori tregoi se ai ka bërë çfarë ka ndjerë dhe se puthja apo varësja që i dhuroi për tre vjetorin nuk ishin premtime, pasi janë shumë gjëra ende të pazgjidhura mes tyre. Ai tha se priste një shenjë nga Bora, ashtu sic të gjithë të tjerët kanë marrë brenda shtëpisë nga njerëzit ë tyre të dashur.

Donaldi nuk i mohoi ndenjat që ka për Beatrix Ramosajn dhe se pëlqimi për të ka nisur që ditën e parë që këngëtarja ka hyrë në shtëpi, por ai nuk dontë t’ja pranonte vetes këtë gjë sepse mendonte për personin jashtë.

“Unë këtu kam folur për historinë që kam pasur jashtë me Borën, nga një pyetje që Fifi më bëri, edhe nuk kam qejf që të më pyesin dhe të përgjigjem. Kam folur sepse ajo ka qenë një histori shumë e bukur për mua, i kam treguar gjërat ashtu siç janë. Unë gati po bëj tetë muaj që jam ndarë.

Doja ta puthja, është një situatë shumë e ndërlikuar, kanë ndodhur shumë gjëra jashtë që sjo puthje të jetë një premtim. Unë prisja një shenjë m që nuk e mora kurrë. Këtu brenda njerëzit kanë marrë shenja nga më të ndryshmet. Kam qenë shumë i turbullt në gjithë këtë situatë. Kam qenë në një presion shumë të madh ndenjash realisht të forta.

Në momentin që ka ardhur Trixa në shtëpi, mua më ka pëlqyer shumë tipi i saj, por unë nuk kam dashur t’ja pranoj vetes time sepse gjithmonë kam menduar për njeriun jashtë. Nuk mund të rri unë gjatë gjithë kohës duke menduar po sikur, çfarë u bë, si do jetë, më kë, pse, realisht nuk mundem dot më.”

Arbana i tha se ata janë të izoluar dhe  së nuk mund të thyen rregullat sepse Donaldi kërkonte një shenjë nga Bora dhe se puthja që ata i dhanë njëri-tjetrit para një milion shqiptarëve ishte një shenjë. Por Donaldi e kundërshtoi duke i thënë se personi që po priste një shenjë është vetëm 20 metra larg shtëpisë.

 

 

© Panoramaplus.al