Kylie Jenner po i humb dalëngadalë kilogramët e shtatzënisë.

Të premten, themeluesja e ‘Kylie Cosmetics’ e cila solli në jetë djalin e saj gjatë muajit shkurt, zbuloi në nëpërmjet një story në Instagram se ajo shtoi 27kg (60lbs) gjatë shtatzënisë së saj të dytë.
“Kemi ulur 18kg (40lbs), thjesht duke u përpjekur të jem e shëndetshme dhe e duruar,” shkroi ajo mbi një video të ecjes së saj në një pistë vrapimi.
Jenner dhe i dashuri, reperi Travis Scott, fillimisht e quajtën djalin e tyre Wolf përpara se të merrnin vendimin për tja ndryshuar emrin pasi ata u shprehën për fansat e tyre se ndjenin që emri nuk i përshtatej atij.

Ata janë gjithashtu prindër të vajzës së tyre Stormi, 4 vjeç. Muajin e kaluar ylli i rrëfeu se “postlindja nuk ka qenë e lehtë”.

“Është shumë e vështirë”, ndau 24-vjeçarja në një seri videosh të postuara në InstaStories.
“Kjo përvojë për mua, personalisht, ka qenë pak më e vështirë sesa me vajzën time.”
Ajo shtoi se pas lindjes këtë herë ka qenë e vështirë për të “mendërisht, fizikisht dhe shpirtërisht”.

Rikujtojmë se ish e dashura e Rob Kardashian, Blac Chyna, 33 vjeç, po padit disa anëtarë të familjes Kardashian -Jenner për 40 milionë dollarë për humbje të fitimeve dhe më shumë se 60 milionë dollarë në fitime të mundshme në të ardhmen, duke pretenduar se familja përdori ndikimin e tyre për të anuluar sezonin e dytë të reality shoë-t të saj. , “Rob & Chyna”, një akuzë që ata e kanë mohuar.

The Post raporton se këtë vit , pothuajse e gjithë familja do të shfaqen këtë të hënë në shkallët e Muzeut Metropolitan të Artit për festën e famshme Met Gala.
E pritura për të marrë pjesë në natën plot yje, e cila është me temë “Gilded Glamour”, është Kim Kardashian me të dashurin Pete Davidson, Kourtney, i cili do të shoqërohet nga i fejuari dhe partneri i saj Travis Barker, mamaja Kris Jenner dhe Kendall dhe Kylie Jenner.
© Panoramaplus.al
