3 Shkurt, 2020

“Po përgjithmonë”, pas 16 vitesh bashkë dasma e Rezarta Shkurtës dhe Ermal Hoxhës është afër


Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha po shkojnë drejt altarit. Pas 16 vitesh bashkë, çifti duket se ka vendosur të bëjë dasmë.

Lajmi është njoftuar nga vetë biznesmenja dhe ish-këngëtarja me anë të një postimi në Instagram.

Ajo publikoi një foto duke mbajtur duart me bashkëshortin dhe në sy bie një unazë me diamant që i shkëlqen.

Ndërsa sipër fotos Rezarta shkroi: “Po përgjithmonë! Atmosferë dasme. Të Dua.”

Çifti i ka rezistuar çdo lloj vështirësie dhe duket se janë më të lumtur se kurrë në krah të njëri-tjetrit.

Ndërsa pas daljes nga burgu, Ermali i propozoi Rezartës për martesë në Dubai në janar 2019.

Sigurisht që ajo pranoi propozimin për martesës ndërsa publikoi një foto të momentit me shkrimin: “I Said Yes…? Për të dytën herë edhe pas 15 vitesh bashke…Ne te mire e ne te keqe, gjithmonë pranë teje… Te Dua.”

© Panoramaplus.al