Disa muaj më parë dy artistët e njohur Era Istrefi dhe Don Xhoni u përfolën për një romancë mes njëri-tjetrit, kjo pasi në rrjet qarkulloi një video e dyshes ku shiheshin pas një makine të ndaluar në rrugë në orët e vona të natës duke biseduar dhe duke u përqafuar me njëri-tjetrin.

Por dyshimet u shuan pasi këngëtarët publikuan bashkëpunimin e tyre të parë muzikor duke i hedhur poshtë thashethemet për një romancë të mundshme mes tyre.
Mirëpo së fundmi disa foto të dyshes në aeroport janë duke bërë xhiron e rrjetit. Ata janë fotografuar nga fansat teksa duken se janë nisur në një udhëtim bashkë. Dhe ajo çka tërhoqi më së shumti vëmendjen ishte afrimiteti i artistëve. Shihet se Don Xhoni i ka vendosur duart në belin e Erës ndërsa në foton tjetër është këngëtarja ajo që përqafon reperin.

Nuk dihet ende se çfarë po ndodh mes tyre, por Era po përflitet së fundmi për një romancë me futbollistin Amir Rrahmanin. (Kliko këtu)
© Panoramaplus.al

