14 Shkurt, 2022

Po Meghan ku është? Harry shfaqet i vetëm në event, ‘shpërthejnë’ mediat huaja


Princi Harry u shfaq ditën e djeshmë në ndjeshjen e Super Boël. Ai dhe kushërira e tij, Eugenie u shfaqën në stadium, duke shijuar ndjeshjen, por edhe bisedën mes tyre. Por kaq ka mjaftuar që mediat ndërkombëtare të ‘shpërthejnë’ në lajme për shkak të mungesës së bashkëshortes së tij, Meghan.

“Të pazakontë” e kanë quajtur mediat angleze mungesën e gruas së tij, sidomos në prag të Shën Valentinit. Eventi në Crypto Stadium të Los Anxhelosit është një nga aktivitetet më të famshëm, ku nuk mungojnë yjet ndërkombëtare. Kendall Jenner, Ryan Reynolds, LeBron James, Kevin Hart, Charlize Theron, Rebel Wilson, Ellen DeGenerous, Justin dhe Hailey Bieber, ishin disa nga të ftuarit e tjerë.

 

Meghan dhe Harry shfaqen gjithnjë së bashku në aktivitete sociale, ndaj kjo mungesë ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve, duke aluduar për një krisje të çiftit.

 

© Panoramaplus.al