2 Shtator, 2022

“Më quani p*dofil dhe dhunues, më keni tmerruar familjen”/ U rikthyen në vëmendje akuzat ndaj tij, Gjiko reagon për herë të parë për rastin e përdhunimit të 11-vjeçares: Një burrë i vërtetë…


Abuzimi seksual ndaj 11-vjeçares në Prishtinë ka qenë tema qendrore e mediave ditët e fundit. Rasti i rëndë ka ngjallur ndërgjegjësim dhe reagim masiv në Shqipëri dhe Kosovë ku të shumta kanë qenë edhe reagimet e personazheve publike që kanë shprehur solidaritetin e tyre ndaj kësaj plage të shoqërisë.

Personazhet publike kanë përdorur platformat e tyre për të dënuar dhunën seksuale dhe duke bërë thirrje që ajo të dënohet duke inkurajuar vajzat dhe gratë të raportojnë. Mirëpo, përdoruesit e mediave sociale kanë risjellë në vëmendje rastet e diskutuara të përdhunimit nga Butrinti Imeri (KLIKO) dhe Gjiko (KLIKO). Ky i fundit ka bërë për herë të parë një reagim në rrjetet sociale në lidhje me rastin e përdhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë, duke mos lënë pa prekur edhe akuzat me të cilat u përball pak kohë më parë.

Ai e nis reagimin e tij duke shkruar se artistët po gjykohen për iunfluencë të keqe, kur sipas tij fëmijët kanë akses në faqe me përmbajtje pornografike. Ai shton më tej se artistët nuk bëjnë muzikë për fëmijë por për të rriur.

“Ju që po na gjykoni neve si artistë për influencë të keqe a po e dini që fëmijët tuaj nëpër shtëpitë e juaja kanë qasje nëpër faqe pornografike 99% dhe nuk keni asnjë pikë kontrolli çka fëmijët tuaj bëjnë nëpër telefona e tableta. Edhe mos mendoni që na dëgjojnë vetëm neve artistëve shqiptarë por edhe artistët internacional. Sa i përket degjenerimit global, na jemi vrima e fundit e kavallit. Edhe mos harroni, ne bëjmë muzikë për të rritur e jo për fëmijë, shumica e projekteve janë për moshën mbi 16-vjeçare”, shkruan Gjiko në Instastory.

Më tej ai shton: “Askush nuk investon në programe televizive për fëmijë edhe adoleshent sepse nuk janë përfituese për këtë arsye. Fëmijë dhe adoleshent nuk kanë çfarë të bëjnë përveç se të shikojnë emisione për të rritur (debate, skandale, lajme, seriale ose ‘Mashen’ rusisht)”

Reperi ndërkohë tha se secili po shikon ta hedh fajin tek tjetri, duke mos marrë përgjegjësinë që u takon.

“Çfarë kam vënë re këto ditë është që secili njëri-tjetrit po ia lenë fajin. Femrat po ua lënë meshkujve, meshkujt femrave, populli fajin qeverisë, e qeveria politikanëve, e politikani ja hedh fajin politikanit tjetër. Do të thotë faji gjithmonë jetim”, u shpreh artisti.

Në fund ai ka folur edhe në lidhje me akuzat për përdhunimin e një të miture, me të cilat u përball pak kohë më parë. Ai u akuzua se ka përdhunuar një të mitur në vitin 2015 dhe se ka video që e vërteton këtë akt.

Duke iu referuar komenteve në rrjet në lidhje me rastin e tij, ai shkruan se nuk do të flasë për këtë rast dhe se për këtë do të flasë gjykata. Më tej ai hedh poshtë përsëri akuzat duke shkruar se nuk ka dhunuar dhe as droguar askënd, teksa falendëron mbështetëtsit e tij.

“E sa më përket mua, më paskan përgojuar emrin prapë. Nuk ka dert. Më nuk foli për këtë rast por pres me fol gjykata. Të gjithë ju që po më paragjykoni, po më thoni pedofil, dhunues etj. Asnjëri nuk keni faj. Faj kanë ato portale që e kanë me mua personalisht. E faturën ata kanë me e la me ligj. E kam cekur edhe një herë që nuk e kam dhunuar e as droguar askënd e aq ma pak një të mitur. Një burrë i vërtetë flet një herë edhe nuk ka nevojë të gënjej. Për mu si të gënjesh si të dhunosh, e njëjta marre është. Falënderoj të gjithë ata që nuk janë duke më paragjykuar dhe po më mbështesin çdo ditë. Drejtësia ka me fol”, tha ndër tjera reperi.

© Panoramaplus.al