Einxhel Shkira dhe Dj Dagz vazhdojnë të jenë një ndër çiftet më të dashura dhe më të komentuar për publikun shqiptar. Dyshja u njohën brenda shtëpisë së Big Brother VIP, ku nisën dhe lidhjen e tyre të dashurisë e cila vazhdoi dhe pas mbarimit të spektaklit.

E pak kohë pas daljes nga shtëpia e famshme, moderatorja dha lajmin se ishte në një pritje të ëmbël dhe tashmë ata janë prindër të një djali të cilin e kanë pagëzuar me emrin Trev.
Pas propozimit për martesë që artisti i bëri moderatores gjatë festës së babyshower-it, fansat e çiftit janë kurioz të dinë se kur do ta kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë.

Së fundmi, Dj Dagz ka qenë i ftuar në programin “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim” ku ka folur së fundmi rreth planeve të dasmës. Ish-banori i BBVIP1, u shpreh se ai personalisht nuk i ka qejf dasmat por Einxhel kohëve të fundit po e kërkon një të tillë në Kosovë. Sakaq, Dagz u shpreh se dasma është në planet e tyre por dëshirojnë të presin dhe pak pasi vogëlushi i tyre, Trev është ende i vogël.
“Të them të drejtën nuk ka pasur martesë në fshehtësi dhe nuk mendoj se mundem ta bëj nëj të tillë për momentin. Jo dasmë por çdo detaj më i vogël del në media. Unë nuk jam shumë tip dasme por kohëve të fundit po e kërkon Einxhel, i ka pëlqyer dasma e motrës në Kosovë. Nuk është se nuk e kemi menduar por meqenëse dhe Tervi kaardhur në jetë tashmë, është tetë muajsh edhe nëse bëhet dasma ne kemi dëshirë që ai të jetë pak më i rritur dhe të bëjmë një dasmë që ta kemi për jetë”- u shpreh artisti.



