Reperi amerikan Takeoff është qëlluar për vdekje në Houston të martën. 28-vjeçari, emri i vërtetë Kirshnik Khari Ball, u vra rreth orës lokale 02:30 në ballkon jashtë 810 Billiards and Boëling Alley.

Ai u qëllua teksa po luante një lojë me zare në bballkon me xhaxhain dhe shokun e tij, Quavo.
Policia deklaroi se 40 deri në 50 të ftuar ishin të ftusr në një festë private kur dikush qëlloi me armë. Kur mbërritën, oficerët gjetën atje një turmë të madhe njerëzish dhe reperin me një plagë me armë zjarri në kokë ose qafë. Ai u shpall i vdekur në vendngjarje.
Dy persona të tjerë u plagosën dhe u dërguan në spital me automjete private. Ende s’ka asnjë të arrestuar për ngjarjen.
Avokati i Takeoff, Dreë Findling tha për Neë York Times se vdekja e reperit ishte “një humbje shkatërruese, veçanërisht për Atlantën”, qytetin e tij të lindjes.
“Ishte koha e tij për të shkëlqyer”, tha ai.
Yjet dhe fansat e hip-hop-it i kanë bërë homazhe reperit amerikan.
“Përgjithmonë një legjendë, nuk mund ta besoj këtë”, ka shkruar Lil Pump në Instagram; ndërsa Ja Rule postoi një emoji të një pëllumbi.
Reperi fitues i çmimit Brit, Dave, publikoi disa foto të tij dhe Takeoff në Instagram, dhe shkroi: “Vëllai im… ditët që kaluam së bashku ishin të paçmueshme”.
Khloe Kardashian shkroi në Tëitter: “Kjo është shumë e trishtueshme. Uau! Për çfarë? Këto veprime të pakuptimta duhet të marrin fund. Sa e trishtueshme.”
Reperi ishte pjesë e Migo, një nga grupet më me ndikim të brezit të tyre.
Grupi, i cili u nda në fillim të këtij viti, shënoi disa hite ndërkombëtare duke përfshirë Bad and Boujee, Versace dhe Walk It Talk It.
© Panoramaplus.al
