1 Dhjetor, 2021

Po lind dashuria? Donald Veshaj i jep fund spekulimeve për lidhjen me Beatrixën: Ajo që dua është…


Mbrëmjen e së martës në “ Big Brother VIP Prime” u diskutua për situatën e  Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj. Çifti është parë ditët e fundit duke i qëndruar shumë pranë njëri- tjetrit, dhe kjo gjë ndodhi direkt pas daljes së Semi Jaupajt nga shtëpia.

Capture

Në studio u komentua gjatë kjo situatë, ku disa i qëndronin mëndimit se Donaldi po bën lojë ose ai ka ndjenja të vërteta për Beatrixën. Arbana Osmani e thirri dyshen për në dhomën e rrëfimit, ku ata panë një përmbledhje të momenteve që kanë kaluar bashkë gjatë këtyre ditëve dhe diskutimeve që banorët kanë bërë me njëri-tjetrin në lidhje me këtë situatë.

Aktori i humorit tha se e kupton që Beatrixa e ka me shumë siklet këtë gjë, por kjo është ajo ç’ka ai me të vërtetë do, duke i dhënë kështu fund spekulimeve.

 “Trixa e ka me siklet këtë gjënë dhe unë e di shumë mirë, e kam kuptuar këtë pjesë. Nuk dua që Trixa të jetë në siklet për asnjëgjë, sepsë unë po bëj atë çfarë dua.. ajo që dua është kjo”– tha Donald Veshaj.

Aktori i humorit ka rrëfyer dhe më përpara që ai nuk është i lidhur me Bora Zemanin, pavarësisht se ka qënë femra që ka dashur më shumë gjatë gjithë jetës.

Donald Veshaj i dhuroi varësen dhe një pako ëmbëlsira ditën kur ata bënin tre vite që kur ishin lidhur për herë të parë.

Por duket se moderatorja ka mbajtur një qendrim te prerë pas afrimitetit te Donaldit me Beatrix Ramosajn, ku një ditë më parë ka postuar fotografi pa varësen që i ka dhuruar aktori.

bb - Copy - Copyded - Copy - Copy

gtg - Copy - Copy

glhl - Copy - Copyss - Copy - Copyt - Copy

© Panoramaplus.al