31 Janar, 2022

“Po kjo kush është”- Reagimi i Donald Veshajt pasi dëgjon këngën që i dedikoi Beatrix Ramosaj: Është e vjetër


Donald Veshaj nuk ka njohur zërin e Beatrix Ramosaj, teksa në shtëpinë e Big Brother u vendos kënga ‘Faj’ që këngëtarja ia dedikoi atij.

beatrix ramosaj donald veshaj

Edhe pse duhej që të ishte aktori i pari që do njihte zërin e të dashurës, në fakt u identifikua nga Ilir Shaqiri.

Gjithashtu, Donald Veshaj nuk arriti të kuptonte nëse kënga ishte e vjetër apo e re.

Gjatë kohës që kënga dëgjohej në sfond, ai mendoi se ishin dy këngëtare që po e interpretonin dhe tha: “Po kjo kush është?”

donald

Ilir Shaqiri: E Triksës është. E re apo e vjetër?

Donald Veshaj: E vjetër më duket! Po kjo kush është?

Einxhel Shkira: Më duket se është kënga e re e Triksës

Donald Veshaj: Po pra, ngrije pak

 

Banorët e tjerë janë emocionuar teksa dëgjonin ‘Faj’ të ish-konkurrentes së BBV, ndërsa Einxhel Shkira dhe Monika Lubonja kanë nisur të qajnë.

einxhel monika

© Panoramaplus.al