Një burrë është arrestuar pasi u kap duke ecur me shpejtësi me qenin të ulur në sendiljen e shoferit.

Burri nga Lakewood, Uashington u përplas me dy makina të tjera gjatë ndjekës nga policia në Interstate 5. Për fat të mirë nuk pati asnjë të plagosur nga aksidentet.
“Ai po i jepte makinës në mënyrë shumë të çrregullt ndaj shumë njerëz telefonuan policisë,”- tha oficeri Heather Axtman për CNN.
I dyshuar po ecte në rrugë me 175 km/h dhe u aksidentua duke dale nga rruga. Kur një prej oficerëve shkoi në makinën e tij brenda panë një qen pit bull të ulur në sendiljen e shoferit që bashku me drejtuesin e mjetit.
Gjatë arrestimit ai u dha oficerëve një shpjegim për ngjarjen: “Po përpiqesha të mësoja qenin si të drejtonte makinën.”
Shoferi u arrestua por u lirua me kusht për 8.500 dollarë. Ndërsa qeni u dërgua në një qendër për kafshët pas arrestimit të pronarit.
© Panoramaplus.al
