14 Tetor, 2021

Po eksplorojnë hapësirën për një jetë të re, Princi William kritikon Elon Musk dhe Jeff Bezos: Shpëtoni planetin në vend që të…


Princi William ka sugjeruar që sipërmarrësit e mëdhenj, Jeff Bezos dhe Elon Musk, duhet të përqendrohen në shpëtimin e Tokës, në vend që të merren me turizmin hapësinor.

princi william (1)

Sipas “Page Six”, Duka i Kembrixhit tha se truri dhe mendjet e mëdha duhet të “përpiqen ta riparojnë këtë planet, jo të përpiqen të gjejnë një vend tjetër për të shkuar dhe për të jetuar“.

Teksa fliste për “BBC Newscast” para dhënies së çmimit “Earthshot”, për të shpërblyer ata që përpiqen të shpëtojnë planetin, William tha:

Ne kemi nevojë që trutë dhe mendjet më të mëdha të botës të përpiqen për të riparuar këtë planet, dhe jo për të gjetur një vend tjetër për të shkuar dhe për të jetuar.

Është me të vërtetë thelbësore të përqendrohesh në këtë planet, sesa të heqësh dorë dhe të nisesh drejt hapësirës për të provuar dhe menduar zgjidhje për të ardhmen.”

princi william (2)

Të mërkurën, aktori i Hollivudit William Shatner u bë personi më i vjetër që shkoi në hapësirë. Ai hyri në bordin e kapsulës nën-orbitale “Blue Origin” të krijuar nga miliarderi dhe themeluesi i “Amazon”, Jeff Bezos. Sir Richard Branson dhe Elon Musk po ndërtojnë gjithashtu biznese hapësinore.

William tha gjatë intervistës se nuk ka absolutisht asnjë interes për të shkuar në hapësirë. Princi, i cili është babai i tre fëmijëve, theksoi se do të ishte një katastrofë nëse djali i tij, Princi George, do të fliste sërish për shpëtimin e planetit pas 30 viteve.

princi william (3) princi william (5) princi william (6) princi william (7)

© Panoramaplus.al