Megjithëse është treguar gjithmonë e rezervuar sa i përket partnerit të saj, aktorja Eliona Pitarka ka folur së fundmi për martesën e saj dhe xhelozinë.

Gjatë një bisede me ndjekësit e saj Eliona iu përgjigj ndjekësit, i cili e pyeti nëse është xheloze për bashkëshortin e saj.
“Për të vetmen femër që jam xheloze është Gala”- tha Eliona, duke lënë të kuptohet se nuk është xheloze për bashkëshortin e saj.

Pak muaj më parë Eliona i dha fund beqarisë duke kurorëzuar në martesë dashurinë me partnerin e saj. Eliona, që nuk e kishte zbuluar kurrë portretin e bashkëshortit, publikoi më në fund për herë të parë asokohe foto me të. Ajo është prej vitesh me partnerin e saj, ndërsa iu drejtoi edhe disa këshilla ndjekësve të saj për një marrëdhënie të shëndetshme.
“Çfarë e bën një raport të shkëlqyer me bashëshkortin, ndonjë këshillë për të martuarit?”– ishte pyetja e ndjekësit, ndërsa Eliona këshillon: “Komunikimi është gjithçka. Besimi i plotë tek njëri-tjetri, mbështetja maksimale dhe të qenurit ‘fansi’ numër 1 i partnerit/es tënd/e. Të qennit mbi të gjitha shokë të ngushtë! Mos të konsideruarit njëri-tjetrin si ‘burri’ dhe ‘gruaja’ dhe të ndahen detyrat… por të punuarit në skuadër me njëri-tjetrin për të arritur çdo gjë bashkë”

Eliona dhe partneri i saj mirëpritën në jetë vajzën e tyre Galën, ndërsa aktorja ka zbuluar edhe planet për një fëmijë të dytë.
“Sa shumë po më pyesin, kur ta ketë shkruar Zoti do vijë…. ne po e presim”- shkruan Eliona.

Eliona së bashku me familjen ndodhet me pushime, prej nga ku ndan në rrjetet sociale një foto e veshur me bikini. Duke theksuar format e saj në një foto të postuar pak ditë më parë aktorja ka shkruar: “MAMA, ju mund të stresoheni më pak për të qenurit një rrëmujë e nxehtë”.
Mirëpo, jo të gjithë ndjekësit e kanë mirëpritur këtë foto. Dikush i shkroi aktores: “Po nuk del një mama kështu, më fal”.

Ky koment mori vëmendjen e Elionës e cila nuk ka ngurruar të replikojë duke shkruar se është një super mama, grua në karrierë dhe që e do veten. Në komentin e saj ajo shton se nëse nuk e do veten dhe nuk është e lumtur nuk mund të jetë një mama e mirë.
“Hahahahaha përse jo? Unë jam një super mama, jam një femër në karrierë , jam një femër që e dua veten, unë mund t’i bëj të gjitha! Nëse nuk ndihem unë e plotësuar dhe e lumtur me veten time, si mund të jem një mama e qetë dhe e mirë? Duajeni veten mama, mos u ndrydhni e të mendoni që gjithçka duhet të bëni është të mbylleni në shtëpi e të rrisni fëmijët”, -ka shkruar aktorja.
© Panoramaplus.al
