23 Qershor, 2020

“Po e pres me qejfin më të madh”- Pas lajmeve të shtatzënisë flet Ledri: Dua ta provoj atë ndjenjë


Në mediat rozë po qarkullon prej ditës së hënë lajmi se Ledri Vula do bëhet baba për herë të parë.

Sipas raportimeve e dashura e tij Sara është në muajt e para të shtatzënisë dhe gjinia e foshnjës është vajzë.

Këngëtari tregoi dëshirën për tu bërë baba ndërsa ishte i ftuar në emisionin “Nin”.

Ai u shpreh se mezi po pret që të marrë në krahë fëmijën e tij pasi të gjithë shokët e këngëtarit janë bërë prindër.

Ledri tha se dëshiron të provojë ndjesinë e të bërit baba dhe kur të shkojë në shtëpi të relaksohet me fëmijën e tij.

 “Si të jetë e shkruar. Unë me qejfin ma të madh e pres. Krejt shokët e mi janë bo prindër. Kur i shoh, që pa marrë parasysh çfarë problemesh kanë, çfarë stresi kanë kur kthehen te fëmijët e tyre marrin atë dashuri, atë ndjenjë dhe asgjë tjetër s’ju intereson në botë kur shohin fëmijën edhe unë dua me e pas atë ndjenjë!”- tha këngëtari.

Çifti i njohur bënë publike lidhjen gjatë periudhës së karantinës dhe nuk ngurrojnë të shprehin dashurinë për njëri-tjetrin.

Por ende asnjëri prej tyre nuk ka reaguar për lajmet se Sara është në pritje të ëmbël.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al