3 Shtator, 2022

Po bënte hedhje me parashutë, ndërron jetë në moshën 21-vjeçare ylli i TikTok! Ja postimi i fundit në rrjetet sociale


Influencerja e njohur e TikTok , Tanya Pardazi, ka ndërruar jetë në moshën 21-vjeçare pas një aksidenti të frikshëm me parashutë.

Ngjarja e rëndë ndodhi të shtunën ndërsa Tanya Pardazi, po përfundonte kursin e saj të parë me Skydive Toronto në Innisfil, Ontario.

Sipas CTV News Toronto , kjo ishte hera e saj e parë që provonte një hedhje, pasi parashutizmit, u kërkon studentëve të kryejnë një ditë stërvitje në tokë përpara se të tentojnë një hedhje të vetme . Megjithatë, hedhja shkoi keq pasi studentja e Universitetit të Torontos hapi parashutën shumë vonë gjatë zbritjes së saj.

Sipas një deklarate nga Skydive Toronto, Pardaz kishte “lëshuar një parashutë kryesore që rrotullohej shpejt në një lartësi të ulët pa kohën ose lartësinë e nevojshme për fryrjen e parashutës rezervë”.

Pas aksidentit, ylli i TikTok u dërgua me urgjencë në spital, ku u shpall e vdekur pas mbërritjes. Pardaz ishte një influencere e njohur në TikTok, ku postonte rregullisht video duke diskutuar gjithçka, nga këshillat e grimit deri te mamuthët e leshtë me 100,000 ndjekësit e saj. Në videon e fundit para vdekjes së saj, të postuar më 22 gusht, Pardazi ka folur për Tetrisin dhe parashutizmin.

@philosatea #tetris #tetriseffect ♬ original sound – philosophy | tanya

Ajo kishte marrë pjesë edhe më parë në konkursin e bukurisë Miss Kanada, duke kaluar në gjysmëfinale.

Miqtë dhe familja e Pardaz ishin të shkatërruar nga vdekja e saj.

“Mendova se ishte një shaka,” i  tha Barrie Today shoqja e ngushtë e Pardaz, Melody Ozgoli . “Kanë kaluar disa ditë dhe ende nuk mund ta besoj.”

Ajo e përshkroi shoqen e saj të ndjerë si “aventuriere dhe gjithmonë duke provuar gjëra të reja emocionuese”, duke shtuar se “hedhja me parashutë supozohej të ishte një tjetër aventurë argëtuese për të”. Një mike tjetër, Kimia Sepanlou, e quajti të ndjerën “një nga vajzat më të guximshme” që ajo njihte.

“Sa herë që e shihnim, e dinim se ishim në një aventurë sepse asaj nuk i pëlqente ta linte veten, apo njerëzit më të afërt të saj, të mërziteshin,” tha ajo për CTV News. Ndërkohë, Skydive Toronto tha se ata ishin “të prekur thellësisht nga aksidenti pasi ata e kanë rafinuar programin e tyre të trajnimit të studentëve për më shumë se 50 vjet”.

Autoritetet kanë nisur një hetim për vdekjen tragjike të Pardaz.

© Panoramaplus.al