Gjatë puntatës së djeshme në “Përputhen” ka ndodhur një debat i fortë mes Erionit dhe Lauretës.

Kjo e fundit është shprehur se Erionit i pëlqen të krijojë trekendësha në një marrëdhënia pasi kështu bëri me Mikelën dhe Anën dhe të njëjtën gjë po bën dhe më motrën e saj, Rrushen.
“Ty të pëlqen të krijosh trekëndësha me të gjitha vajzat këtu, por loja nuk funksionon e tillë. Gjithmonë shprehesh se vajzat po bëjnë shoë për publikun, por i vetmi që po bën një lojë të tillë je ti Erion-ka thënë Laureta.

Erioni nga ana tjetër nuk i ka pritur aspak mirë këto akuza dhe është shprehur se asgjë nga ato që Laureta tha nuk është e vërtetë, pasi gjithmonë ka menduar për vajzat dhe nuk ka bërë show me to.
Nga gjithë ky debat, Laureta ka treguar se me Rrushen ai po gabon pasi Rrushja nuk bën asgjë për publikun, por të gjitha gjërat lidhur me Erionin i ka bërë se i ka ndjerë.
Pjesë nga biseda:
Laureta: Motra ime kurrë nuk ka bërë veprime për publikun, por ti në ‘backstage’ gjithmonë i ke folur asaj për ata që janë jashtë. Rrushja nuk bën lojë me askënd, portë gjitha gjërat që i ka bërë, i ka ndjerë, kjo nuk është si ti dhe të tilla akuzash mbaji për vete. Ty të pëlqen të bësh gol me dy porta, por ashtu nuk mundesh.
Erioni:Si Rrushja dhe Mikela kanë vepruar në bazë të mendimit që publiku mund të krijojë për to, më kanë marrë në telefon dhe më kanë thënë se ndihen keq nga ato që publiku mund të mendojë lidhur me to. Nëse ndonjëra nga ju do më donte vërtet, do e merrte djalin dhe do dilte që këtu, por ju i bëni për publikun të gjitha gjërat
Rrushja:Rrushja ka shprehur pëlqim për Erionin, jo për publikun. Unë skam bërë kurrë lojë, kam pasur një pëlqim për ty dhe ta kam shprehur, mendime të tillë mbaj për vete, unë nuk bëj asgje të cilën nuk e ndjej


© Panoramaplus.al

