Pas eleminimit nga “Big Brother VIP”, ditën e sotme Vesa Smolica ka qenë e ftuar në “Fan Club”, ku ka folur më shumë rreth eksperiencës në këtë shtëpi, por nuk ka pa përmendur as lojën e banorëve.

Këngëtarja tha se Heidi Baçi po bën lojë dhe nuk ka ndjenja për Romeo Veshaj, por mes tyre ishte thjeshtë një flirt.
Sipas Vesës, Heidi është karrieriste që nuk i intereson asgjë më shumë se të ndërtojë një karrierë.
“Tani kam filluar të besoj që Heidi po bën një lojë me ndjenjat e të tjerëve dhe i prek të tjerët në pikat e dobëta. Heidi nuk ka ndjenja për Romeon, por thjeshtë një flirt. Ajo është karreriste, ka zgjedhur karrierën para ndjenjave. Në fillim se kam menduar këtë gjë dhe e kam mbrojtur me shpirtë sepse kam menduar se ata duhen me mish dhe shpirt.”- tha Vesa.
© Panoramaplus.al
