Fituesi i “BBV” Luiz Ejlli dhe bashkëshortja e tij Kiara Tito që pas pjesëmarrjes në këtë reality show kanë rrëmbyer zemrat e mijëra fansave shqiptar duke u shndërruar kështu në një ndër çiftet më të dashura nga publiku.

Disa ditë më parë moderatorja publikoi disa foto në Instagram ku i dukej pak barku pak i fryrë, ndërsa nuk kaloi shumë dhe fansat aluduan se ajo është në pritje të ëmbël.

Mirëpo postimi i fundit i Luizit i ka shtuar akoma më shumë dyshimet se lajmet janë të vërteta.
Këngëtari shkodran ka publikuar në Instagram një foto së bashku me Kiarën, teksa mbanin në duar një foshnjë, ndërsa krahas saj shkruan: “Sa shpejt kalojnë vitet… Më duket sikur kaluan vetëm 4 muaj nga Big Brother dhe ja ku jemi sot.”
Teksa vazhdoi: “Po bëj prova për Story që do bëjmë pas ca kohësh…”

Megjithatë akoma nuk dihet nëse së shpejti dyshja do të bëhen prindër për herë të parë së bashku, apo kjo ishte një ndër shakatë e tjera të Luizit.
© Panoramaplus.al
