Këngëtarja e njohur Kelis Rogers ka nisur një romancë të re dashurie me aktorin e “Ghostbusters” Bill Murray, sipas ‘US Sun’.

Lajmin e kanë bërë të ditur disa burime të afërta me çiftin, të cilët treguan se kanë parë dyshen duke hyrë së bashku në të njëjtin hotel.
“Ata u panë të dy në të njëjtin hotel dhe ai ka qenë aty për ta parë performancën e saj disa herë përpara se të shkonte në ‘Mighty Hoopla’”, thanë burimet për gazetën US Sun.
Ndër të tjera një mik i afërt me çiftin tha: “Ata janë të dy beqarë dhe po argëtohen pavarësisht diferencës së madhe në moshë që ata kanë me njëri-tjetrin.”
Kujtojmë që dyshja kanë qenë të martuar më parë, ku kanë edhe fëmijë.
Aktori u martua për herë të parë me Margaret Kelly nga 1981 dhe u ndanë në 1996. Më vonë ylli i “Lost in Translation” u martua me Jennifer Butler. Megjithëse martesa e tyre 11-vjeçare përfundoi në maj 2008 kur ajo e akuzoi aktorin për tradhti, abuzim në familje dhe varësi nga dorga dhe alkooli.

Ndërsa Kelis ka qenë e martuar më parë me reperin Nas deri në vitin 2009, me të cili ka dy fëmijë djalin Shepherd, 8 vjeç dhe vajzën Galilee, 2 vjeç. Ajo është gjithashtu nëna e djalit Knight, 13 vjeç, me reperin “I Can”.



