Balerina e njohur Alba Hoxha pak ditë më parë solli versionin më seksi të një nuseje. Ajo ishte e ftuar në një sfilatë për një nga sallonet e fustaneve të bardhë në Tiranë.

Një foto nga ai event, Alba e ka publikuar edhe në llogarinë e saj në “Instagram”. Balerina pozoi me të brendshme dhe bishtin e fustanit të nuses, duke treguar kështu një trend të guximshëm dhe sensual.

Fotografia ka marrë mijëra pëlqime dhe qindra komente, ku bie në sy ai i këngëtarit Santi. Ky i fundit ngacmon publikisht Albën, duke i bërë një kompliment: “Nusja e ëndrrave të mia”.

Komentin ai e ka shoqëruar edhe me disa emoji, duke treguar se mes tyre nuk ka asgjë, por thjesht i ka pëlqyer fotografia.

Ndërsa nga ana tjetër, koreografi i njohur Albi Nako nuk ka bërë asnjë koment apo reagim në lidhje me këtë foto.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
